Flash

Nuk ka firmosur ende për Juventus, por duan ta heqin: në rrjete sociale bëhet virale #Sarriout

Lapsi.al 4 June 2019
Nuk ka firmosur ende për Juventus, por duan ta heqin: në rrjete

Sarri tek Juventus. Sarri ik nga Juve. Cmenduri, ose gati, sepse në rrjetet sociale cdo gjë është e mundur dhe mendimi i lirë. Deri edhe fakti që ti kërkohet largimi një trajneri që ende nuk ka firmosur. Natyrisht kjo nuk është nga ato gjëra që vendos apo dobëson vendimet presidenciale në shtëpinë bardhezi: sapo të vijë hapja e rrugës nga Chelsea, me Maurizio Sarri që zgjidh kontratën me Abramovich, atëherë do të zbresë në fushë Andrea Agnelli për të ratifikuar paktin me ish-teknikun e Napolit.

Vetëm se jeta e Sarri tek Juventus nuk do të jetë e thjeshtë, të paktën në fillim, sepse hashtag #sarriout që po bëhet viral në rrjetet sociale është dëshmi e një prezence kundërshtarësh të fortë ndaj uljes në pankinë të teknikut. Ndoshta të iluzionuar nga fjalët për ardhjen e Guardiola, apo për të shkuarën si teknik i Napolit, nuk janë të paktë mbështetësit juventinë që kanë manifestuar mos aprovimin e tyre. Por Sarri do të mbërrijë dhe nëse nuk do ta ketë të lehtë, mjafton të mendojë ditët e para në Torino të Max Allegri: në këtë rast puna dhe rezultatet janë gjithnjë kura më e mirë...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI