Flash

Bjondja sexy e Champions merr një dhuratë nga Uefa

Lapsi.al 3 June 2019
Bjondja sexy e Champions merr një dhuratë nga Uefa
Kampionët e Europës të Liverpool kanë bërë paradën e Champions League nëpër rrugët e qytetit duke festuar me një det tifozësh të kuq, por fituesja e vërtetë e mbrëmjes në Wanda Metropolitano është Kinsey Wolanski, femra që në fillim të ndeshjes u fut në fushë me një kostum banje sexy, që mbeti e fiksuar në mendjen e tifozëve më shumë se golat e Salah e Origi. Pas invazionit të fushës, personeli i sigurisë e ka shoqëruar modelen jashtë stadiumit (ajo ka dokumentuar gjithcka në rrjetet sociale) e pastaj Uefa i ka dërguar... një dhuratë. E ka bërë publike vetë Wolanski, që ka postuar një video në profilin e saj Twitter ku tregon një nga suvenirët klasikë që Uefa i dhuron tifozëve më të famshëm në mbrëmjet gala. Bjondja e fitoi atë në mbrëmjen ku u bë vetë protagoniste: “Një djalosh i dashur që punon për Uefa më dha këtë suvenir në aeroport”, është komenti i fotos. Nuk dihet ende nëse punonjësi i UEFA-s e ka bërë dhuratën me dëshirë spontane, apo ishte përzgjedhje e Uefa, por edhe nëse është kështu nuk ka asgjë për tu cuditur: është e pamohueshme që ndërhyrja hot e Kinsey Wolanski (në 24 orë ndjekësit e saj në Instagram kaluan nga 300 mijë në 2 milionë) bëri që të flitej për ndeshjen në të gjithë botën.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI