Flash

Goli më i bukur në Champions? Ronaldo i lë pas të gjithë: ja 10 më të mirët 2018/19

Lapsi.al 3 June 2019
Goli më i bukur në Champions? Ronaldo i lë pas të

Champions ka përfunduar tashmë, Liverpool ngriti lart Kupën e gjashtë, Tottenham u rendit në shkallën e dytë të podiumit. Të gjithë verdiktet u dhanë, në një sezon spektakolar, ku i vetmi ngushëllim për Cristiano Ronaldon, që shpresonte të triumfonte në Champions edhe me Juventus, është goli më i bukur i edicionit. Deri diku një arritje, duke qenë se portugezi ka lënë pas në renditje armikun e përhershëm Lionel Messi. Klasifikimi është dizenjuar nga Observatori Teknik i Uefa e është publikuar në faqen e qeverisë europiane të futbollit.

DHJETË GOLAT MË TË BUKUR TË CHAMPIONS 2018/19

1- Cristiano Ronaldo (Juventus v Manchester United) – java e katërt e fazës së grupeve, 07/11/2018. Observatorët teknikë thonë: një pasim i gjatë perfekt e një konkluzion në ajër i jashtëzakonshëm.

2 - Lionel Messi (Barcelona v Liverpool) – gjymsëfinalja e vajtjes, 01/05/2019. Observatorët teknikë thonë: një goditje dënimi precize e potente.

3 - Sadio Mané (Bayern v Liverpool) – kthimi i 1/8, 13/03/2019. Observatorët teknikë thonë: një top i gjatë pas shpinës së mbrojtësit, pasuar nga një kontroll i bukur dhe goditje me kthesë.

4 - Ivan Rakitić (Tottenham v Barcelona) – java dy e fazës së grupeve, 03/10/2018. Observatorët teknikë thonë: një konkluzion i jashtëzakonshëm në ajër me vështirësi të theksuar.

5 - Leroy Sané (Manchester City v Hoffenheim) – java gjashtë e fazës së grupeve 12/12/2018. Observatorët teknikë thonë: një goditje dënimi potente e precize.

6 - Kylian Mbappé (Manchester United v Paris Saint-Germain) – vajtja e 1/8, 12/02/2019. Observatorët teknikë thonë: një tranzicion i mirë i skuadrës që kulmoi me një kros të ulët për Mbappé, i aftë të përshpejtojë e të finalizojë.

7 - Raheem Sterling (Manchester City v Shakhtar Donetsk) – java e katërt e fazës së grupeve, 07/11/2018. Observatorët teknikë thonë: një gol i madh personal - driblim dhe shmangje e një grup kundërshtarësh, përpara një goditje në këndin e largët.

8 - Ousmane Dembélé (Barcelona v Tottenham) – java e gjashtë e fazës së grupeve, 11/12/2018. Observatorët teknikë thonë: një kundërsulm vetmitar që bashkon shpejtësinë dhe ftohtësinë në finalizim.

9 - Philippe Coutinho (Barcelona v Manchester United) – cerekfinalet e kthimit, 16/04/2019. Observatorët teknikë thonë: një konkluzion i fuqishëm në këndin e largët.

10 - Luis Suárez (Barcelona v Liverpool) – gjysëmfinalt e vajtjes, 01/05/2019. Observatorët teknikë thonë: një lëvizje perfekte prej qendërsulmuesi e një finalizim i përpiktë në rrëshqitje në sugjerimin e Jordi Alba.

Këta Observatorët Teknikë të UEFA që kanë votuar: Thomas Schaaf (Gjermani), Peter Rudbæk (Danimarka), David Moyes (Skocia), Raúl González (Spanja), Packie Bonner (Republika Irlandës), Michael O'Neill (Irlanda e Veriut), Gareth Southgate (Anglia), Roberto Martínez (Spanja), Ginés Meléndez (Spanja)

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI