Flash

Rummenigge konfirmon largimin e James Rodriguez: Ancelotti e CR7 nisin misionin

Lapsi.al 4 June 2019
Rummenigge konfirmon largimin e James Rodriguez: Ancelotti e CR7 nisin misionin

Tani ka një siguri, James Rodriguez do të largohet nga Bayern Mynih në këtë verë. Klubi kampion i Gjermanisë nuk do të ushtrojë opsionin për të blerë kartonin e lojtarit nga Real Madrid për 42 milionë euro. "Më ka thënë privatisht që do ti kërkojë klubit të mos e bëjë - ka thënë Ceo i bavarezëve Karl Heinz Rummenigge për 'Sport Bild'. "Dëshiron të luajë, të jetë titullar e protagonist, dicka që këtu nuk mund ta ketë, e për këtë më vjen keq", ka shtuar Rummenigge.

James Rodriguez do të largohet kështu nga Bayern pas dy sezonesh - në të fundit ka koleksionuar 28 prezenca mes Bundesliga, Champions League e Kupës së Gjermanisë, duke realizuar 7 gola - për tu kthyer tek Real Madrid, ku nuk është i destinuar të qendrojë. Rodriguez nuk hyn në planet e Zidane, por natyrisht hyn në planet e shumë klubeve të tjerë, ku mes të interesuarve është edhe Napoli e Juventus.

Ancelotti ka kontaktuar personalisht me agjentin e sulmuesit, Jorge Mendes: tekniku i Napoli do të kthehej ta kishte nën urdhëra kolumbianin pas eksperiencave të para me Real e më pas Bayern. Por nga Gjermania bëjnë të ditur se Juventus ka vënë një as për të bindur James dhe ai është Cristiano Ronaldo. "Preferoj Napoli apo Torino? Nuk e di, ndoshta Medellín. Jam i qetë, mendoj vetëm për kombëtaren. Pastaj të shohim", ka thënë lojtari nga qendra e grumbullimit e Kolumbisë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI