Flash

"Nëse ke nevojë për mua, vij me vrap": Ancelotti merr propozimin intrigues

Lapsi.al 4 June 2019
"Nëse ke nevojë për mua, vij me vrap": Ancelotti merr

Zlatan Ibrahimoviç nuk resht kurrë së surprizuari dhe është vështirë të kuptosh kur e ndan seriozen nga shakaja. Suedezi shtatlartë kërkon të sprovohet me cdo kundërshtar, në cdo kampionat, pa patur problem vitet që kalojnë. Sulmuesi nuk e humb rastin të provojë, me një propozim intrigues dhe me rastin e datëlindjes së Carlo Ancelotti, ka dërguar një video-mesazh urimi, në anglisht, duke i bërë me zemër tifozët e Napolit: “Nëse ke nevojë për mua tek Napoli vij me vrap për t’iu dhënë një dorë...”, ka nënvizuar bomberi suedez në forcë tek Los Anxhelos.

Në fakt duhet përmendur që toni i mesazhit është më tepër ironik, duke qënë se është 37 vjeç dhe nuk duket të jetë tipi i operacionit që në Napoli kanë ndërmend të bëjnë. Megjithatë, kur bëhet fjalë për Ibrahimoviç gjithcka duhet marrë edhe seriozisht, për më tepër që edhe në të kaluarën suedezi ka shprehur fjalë të mëdha për të vlerësuar qytetin e Napolit, por për momentin nuk ka asnjë tratativë në mes...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI