Flash

Granit Xhaka prioritet i gjigantit italian

Lapsi.al 4 June 2019
Granit Xhaka prioritet i gjigantit italian

Inter i Antonio Conte po merr formë, ndoshta jo ende me organikën, por me emrat e merkatos, ku tekniku italian është përqendruar për të krijuar një skuadër solide, të aftë të rivalizojë për objektiva të rëndësishëm. Mbërrin nga Zvicra lajmi më i fundit për mesfushorin me të cilin zikaltrit duan të përforcojnë mesfushën dhe ai është kosovari i përfaqësueses zvicerane Granit Xhaka.

Sipas asaj që bën të ditur Tv shtetëror i Zvicrës Rsi, interesimi i klubit italian për mesfushorin e Arsenal është konkret, me sugjerimin e vetë teknikut, që ka patur mundësinë ta shohë në veprim Xhakën në Prmeier League. Kapiteni i Zvicrës, i impenjuar në Final Four të Nations League, nuk e ka mohuar dhe as konfirmuar, por një kalim në Serie A, sipas burimeve pranë lojtarit e intrigon.

Conte është i njohur për një trajner që kërkon një mesfushë fizike dhe dëshiron kosovarin për t'ia bashkuar Marcelo Brozovic e Radja Nainggolan në qendër të fushës. Xhaka është i njohur për goditje të forta nga distanca, ashtu si edhe belgu, duke i dhënë në këtë mënyrë dy 'sniper' teknikut si alternativë për ndeshjet e bllokuara.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI