Flash

Ronaldo shënon jashtë fushës: Kathryn Mayorga tërheq akuzën për përdhunim

Lapsi.al 5 June 2019
Ronaldo shënon jashtë fushës: Kathryn Mayorga tërheq

Makthi përfundon për Cristiano Ronaldo. Në ditën kur flitet shumë për cështjen Neymar, nga Shtetet e Bashkuara vjen lajmi, që nëse konfimohet, mbyll përfundimisht historinë e përdhunimit të pretenduar të CR7 ndaj Kathryn Mayorga. Sipas asaj që bën të ditur Bloomberg, në fakt, mësuesja që në 2018 denoncoi portugezin e Juventus për përdhunim ka tërhequr vullnetarisht akuzën. Një problem më pak për Ronaldon, që mund të përqendrohet tani plotësisht tek Portugalia që në mbrëmj kundër Zvicrës luan finale e Nations League.

Sipas të përditshmes amerikane, duket se Mayorga ka firmosur "Voluntary dismissal" muajin e kaluar në gjykatën shtetërore të Las Vegas, në Nevada. Depozitimi i cështjes në gjykatë nuk qartëson nëse Ronaldo ka gjetur apo jo një akord me akuzuesen, por fakti që gruaja ka tërhequr akuzën e bërë shtatorin e kaluar, mbyll përfundimisht cështjen, që lidhet me 2009 dhe ka përfshirë 5 herë Topin e Artë.

Të këshilluara

Granit Xhaka prioritet i gjigantit italian

Inter i Antonio Conte po merr formë, ndoshta jo ende me organikën, por me emrat e merkatos, ku tekniku italian është përqendruar për të krijuar një skuadër soli...

22:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI