Lamtumira emocionuese e personale e futbollistit ka ardhur në faqen e tij në Instagram: "Ernest Hemingëay ka shkruar se 'janë dy vende në botë ku mund të jetojmë të lumtur: në shtëpi dhe në Paris'. Nga sot këto të dyja për mua koincidojnë. Parisi do të jetë përgjithnjë edhe pak shtëpi. Faleminderit për atë që pata mundësinë të përjetoj. Faleminderit për mikpritjen, emocionet e lodhjet e kaluara së bashku. Shokë të punës të skuadrës e udhëtimit. 12 muaj më parë erdha plot entuziazëm, pritur nga ngrohtësia e tifozëve. Më mallëngjyet. Faleminderit me gjithë zemër. Largohem më i lumtur nga një eksperiencë që më ka përmirësuar. Sot mbyllet aventura ime jashtë Italisë: Psg më propozoi një rinovim kontrate por nuk e ndjeva se duhet ta pranoja, i shtyrë nga dëshira për tu përgatitur për një aventurë të re profesionale. Falenderoj Presidentin Nasser, drejtuesit e gjithë shokët e skuadrës. Ju uroj më të mirën i bindur se do të vazhdoni të shkruani së bashku faqe të kësaj historie të rëndësishme. Allez Paris! Merci e bonne chance pour tout!".Un gentleman sur et en dehors du terrain et un coéquipier extraordinaire. Nous te souhaitons le meilleur pour la suite ❤️?
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) June 5, 2019
Ciao e grazie per tutto Grande @gianluigibuffon ? pic.twitter.com/l4xrZOA8cf