Flash

"Sarri, atë gishtin e mesit ta fusë në...": Ish-presidenti i Juventus i mbyll derën teknikut

Lapsi.al 5 June 2019
"Sarri, atë gishtin e mesit ta fusë në...":

Sarri tek Juve? Ish-presidenti bardhezi Giovanni Cobolli Gigli përjashton ardhjen e mundshme të ish-teknikut të Napoli në pankinën bardhezi për të zëvendësuar Allegri: "Si tifoz them jo, si drejtues ndoshta po. Sarri nuk ka klas, duke filluar nga tuta - ka thënë për Radio Kiss Kiss Napoli - Pastaj atë gishtin që i tregoi tifozëve të Juventus ta vendosë në vend tjetër. Besoj se avokati Agnelli nuk do ta kishte zgjedhur një si ai".

Cobolli Gigli i referohet vigjiljes së ndeshjes Juve-Napoli të 22 prill 2018 kur Sarri, duke mbërritur në stadium me autobusin e të kaltërve i tregoi gishtin e mesit disa tifozëve bardhezinj. Në lidhje me cështjen, tekniku saktësoi se "nuk bëhej fjalë për tifozë, me të cilët bëri shaka në hotel. Ishte një grup personash që pështyu kundër autobusit tonë dhe fyen napoletanët. Gjesti ishte për ata".

"E kuptoj që Sarri dëshiron të kthehet në Itali për ta parë mamanë, babain, vendin, por si tifoz do të mbetesha keq po ta shihja tek Juve - vazhdoi Cobolli Gigli në Radio Kiss Kiss Napoli - Pas një viti kontratë zbuloi se dëshironte të kthehej. Gjithcka nisi sipas meje nga Ronaldo. Erdhi dhe Juventus nuk arriti të bënte lojën që pretendonte. Tani shoqëria në emrat e Paratici e Nedved, po kërkon një trajner që të shfrytëzojë sa më mirë kapacitetin e Ronaldo, duke marrë vendime që mund ta kompromentojnë".

Të këshilluara

Granit Xhaka prioritet i gjigantit italian

Inter i Antonio Conte po merr formë, ndoshta jo ende me organikën, por me emrat e merkatos, ku tekniku italian është përqendruar për të krijuar një skuadër soli...

22:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI