Flash

Tare zgjedhja e Maldinit: ja pse Milan ka nevojë për një Drejtor Sportiv si shqiptari

Lapsi.al 6 June 2019
Tare zgjedhja e Maldinit: ja pse Milan ka nevojë për një Drejtor

Për Milan kjo verë duket se është e favorshme: Maldini pranon të jetë gur themeli i rindërtimit, Marco Giampaolo i thotë po pankinës kuqezi, rikthimi prej “politikani" i Zorro Boban duhet marrë si një sinjal pozitiv, madje në këtë këndvështrim edhe mungesa e vendimit të Uefa për të ardhmen europiane të klubit, duhet parë si favor.

Një seri lëvizjesh shumë të rëndësishme, ku mungon pjesa kryesore, ndoshta më urgjente: ajo e emrit të drejtorit sportiv. Maldini ka lënë të kuptohet se i ka idetë e qarta, në pritje të një figure kompetente dhe eksperte në krah tij, si ajo e Igli Tare, ish-qendërsulmuesi shqiptar me të cilin ish-kapiteni ka dueluar shumë herë në fushë, por që tani është nga ata Drejtorë Sportivë që përcaktohet me një fjalë, “plusvalenca”.

Tare ka të gjithë potencialin që kërkojnë në Milano, madje edhe një rrjet të gjërë kontaktesh nëpër botë, pa llogaritur një fakt që është shumë domethënës: ia ka dalë për kaq kohë të punojë me Claudio Lotito, duke I sjellë në tryezë si rezultate ekonomike ashtu edhe sportive. E kjo nuk është fare e thjeshtë. Delikate është cështja nëse presidenti lacial do të lejojë të largohet njeriun e tij të besuar. Do të ishte vërtetë zgjedhja më e rëndësishme e verës, shumë më tepër se trajneri në fakt, për një klub që misionin urgjent e ka të arkëtojë, për të ndërtuar pasurinë që do ti lejojë të punojë me qetësi, duke i dhënë një mesazh të fortë edhe Nyon. Shitja e Donnarumma për shumë milionë është e thjeshtë, ndërsa ajo e atyre që nuk janë më në qendër të projektit Milan, kërkon një si Tare.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI