Flash

Neymar, dy orë në polici për video hot me modelen akuzuese

Lapsi.al 7 June 2019
Neymar, dy orë në polici për video hot me modelen akuzuese

Braziliani Neymar është prezantuar në mbrëmjen e djeshme, në stacionin e policisë së Rio de Janeiro për tu dëgjuar në lidhje me cështjen që e sheh të përfshirë pas denoncimit për përdhunim, prezantuar të premten e javës së kaluar në San Paolo nga një 26 vjecare braziliane. Neymar kishte marrë kërkesën për tu paraqitur, me motivin se kishte shpërndarë online një video, me mesazhe e foto të këmbyera me vajzën pa uatorizimin e kësaj të fundit, krim që në Brazil konsiderohet i dënueshëm me 1 deri në 5 vjet burg.

Neymar është prezentuar të dëshmojë reth orës 19 lokale, duke u larguar nga prokuroria pak përpara orës 21, duke u ndalur të flaës për shtypin pa dhënë detaje mbi dëshminë e tij. "Dua tiu falenderoj të gjithëve për mbështetjen e marrë", ka thënë braziliani, ende me paterica pas dëmtimit të marrë në Kombëtare që do ta detyrojë të humbasë Kupën e Amerikës.

"Neymar donte të sqaronte atë që ndodhi - ka shpjeguar avokati i lojtarit – Kemi besim”. Sulmuesi i Psg mendohet se do të dëgjohet sërisht nga autoritetet në ditët e ardhshme për akuzën për përdhunim, që është objekt i një hetimi në San Paolo, ku gruaja ka prezantuar denoncimin formal.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI