Flash

Inter, blitz i Marotta në Madrid: ëndërra është Asensio

Lapsi.al 7 June 2019
Inter, blitz i Marotta në Madrid: ëndërra është Asensio

Ditë vendimtare për Interin e së ardhmes. Marotta e Ausilio kanë fluturuar në Madrid për një blitz të rëndësishëm në merkato e për të nisur kontaktet me disa lojtarë që nuk bëjnë me pjesë në projektuin e Real Madrid. Në shënjestër të zikaltërve janë tre emra: Asensio është ëndërra e vërtetë, Kovacic e Nacho si dy mundësi ideale. Ndërkohë, përvec Icard është edhe Nainggolan në dalje, duke qenë se nuk futet në planet e Conte.

Emri i parë ku po përqendrohet Marotta është Marco Asensio. Në sezonin e fundit spanjolli në Liga ka luajtur 15 ndeshje si titullar e 15 herë është aktivizuar nga pankina. Prezenca që, me ardhjen e Jovic e me shumë mundësi Hazard, rrezikojnë ti reduktohen ndjeshëm, duke hapur skenarë të tjerë të merkatos. E pikërisht në këtë këndvështrim drejtuesit zikaltër po mundohen të përfitojnë. Është një trataivë e komplikuar, me shumë detaje që duhen marrë në konsideratë. Ausilio e Marotta kanë bërë disa sondazhe me stafin e lojtarit për të kuptuar qëllimet e së ardhmes.

Por në Madrid Asensio nuk është i ëvzhguari i vetëm i Inter. Mateo Kovacic e Nacho janë dy lojtarë që i interesojnë italianëve. Në huazim tek Chelsea në sezonin e fundit, kroati është një preferencë e vjetër e zikaltërve, me të cilët ka luajtur nga 2013 në 2015. Blancos janë gati ta xhirojnë në ofertën më të mirë dhe kjo është një situatë e cmuar për tu vlerësuar. E ngjashme edhe situata me Nacho, lojtar i vlefshëm që ka mbërritur në fund të aventurës në Madrid. Taktikisht do ti ishte i nevojshëm për Conte si në mbrojtjen me tre, ashtu në linjën me katër.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI