Flash

Të hënën, Juventus e Sarri zyrtarizojnë marrëveshjen: Chelsea nuk do bëhet pengesë

Lapsi.al 7 June 2019
Të hënën, Juventus e Sarri zyrtarizojnë marrëveshjen:

Pritja e gjatë gati mbaroi. Duke përjashtuar ndonjë befasi të fundit, trajneri i Juventus do të jetë Maurizio Sarri. Akordi mes teknikut e kampionëve të Italisë është arritur prej kohësh: kontratë trevjecare me rreth 6 milionë euro në sezon. Për të mbyllur operacionin pritet vetëm ok i presidentit të Chelsea, Abramovich, që sipas La Gazzetta dello Sport është punë ditësh.

Pasi është takuar me Paratici në Napoli, të premten e kaluar, Fali Ramadani, prokurator i teknikut, është larguar nga Londra me sigurinë se Sarri do të lirohet dhe Chelsea gjatë fundjavës mund ta thërrasë menaxherin për të zyrtarizuar divorcing me trajnerin që fitoi Europa League. Menjëherë më pas Juventus mund të njoftojë zëvendësuesin e Massimiliano Allegri.

Sarri dëshiron të kthehet në Itali e ka deklaruar se "thirrja e vendit të tij është e fortë". Raportet mes Chelsea e Juventus janë të mirë sidomos pas tratativës për Higuain e për më tepër që në mars, klubi anglez i kishte garantuar teknikut që në rast të një propozimi nga Italia nuk do të kishte pengesa. Sipas të dhënave akordi i ri është pranë: brenda javës së ardhshme Sarri e Juventus do të zyrtarizojnë marrëveshjen.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI