Flash

Idea befasuese e Juventus: këmbim i çmendur me Romën

Lapsi.al 7 June 2019
Idea befasuese e Juventus: këmbim i çmendur me Romën

Juventus nuk heq dorë nga Nicolò Zaniolo. Përkundrazi klubi bardhezi iniston me kontaktet me stafin e lojtarit që prej kohësh është në listën e dëshirave të Paratici. Roma nuk kërkon të privohet nga xhevahiri i saj dhe prioriteti është rinovimi deri në 2024 i kontratës së mesfushorit, që në fakt nuk po vjen: kërkesat e stafit të Zaniolo nuk janë të përshtatshme me propozimin verdhekuq.

Një fazë pritje nga ku po mundohet të përfitojë Juventus, që për të marrë mesfushorin nga kryeqyteti duhet të derdhë dicka të tillë si 40/50 milionë. Ja përse, si raporton Tuttosport, për të rregulluar shifrat ekonomike në Vinovo po vlerësohet ndërhyrja me lojtarë si pjesë këmbimi teknik.

Lëvizja më e fortë është Gonzalo Higuain, që rikthehet në Torino pas 6 muajsh tek Chelsea. Paratici është shumë i kujdesshëm për bilancin e kërkon ta fusë argjentinasi në cështjen Zaniolo, duke ia ofruar Romës. Klubi i Pallotta po shet Edin Dzeko tek Inter dhe është në kërkim të një sulmuesi të nivelit të lartë për të zëvendësuar boshnjakun: sipas Tuttosport, Juventus është e gatshme të vendosë në tavolinë edhe Mario Mandzukic, në dalje, pavarësisht rinovimit të kohëve të fundit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI