Flash

Guardiola i jep fund telenovelës dhe zgjedh...: "Nuk ka vend më të mirë për të stërvitur"

Lapsi.al 7 June 2019
Guardiola i jep fund telenovelës dhe zgjedh...: "Nuk ka vend më

E ardhmja e Pep Guardiola është në Angli e ai që e deklaron, duke fshirë cdo ide për një të ardhme tek Juventus, është vetë trajneri i Manchester City në një intervistë të publikuar në faqen zyrtare të klubit anglez: "Nuk ka vend më të mirë në botë se Anglia për të bërë këtë punë - deklaroi ai -. Në Itali ashtu si në Spanjë nëse nuk fiton të fishkëllejnë". Mbi të ardhmen tek City: "Jam njëri prej jush, më e mira duhet ende të vijë".

Një kampionat i fituar në garë me Liverpool, kampion Europe, por edhe kundër Chelsea triumfues në Europa League, pa llogaritur Tottenham e Arsenal finaliste europiane. "Më e mira duhet ende të vijë - ka theksuar Guardiola -, mendoj se nuk ka vend më të mirë se Anglia për të bërë këtë punë. Në vende të tjera tifozët nervozohen e të fishkëllejnë nëse nuk fiton, këtu jo, këtu të mbështesin gjithnjë. Jam njëri prej jush, një i Manchester City".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI