Flash

Romës i prish planet PSG: Al Khelaifi kontakton Conte

Lapsi.al 30 April 2019
Romës i prish planet PSG: Al Khelaifi kontakton Conte

Është e gjitha për tu përcaktuar e ardhmja e Antonio Contes, që vazhdon të jetë në mendjen e Romës, por në orët e fundit është shfaqur një interesim i rëndësishëm për ish-trajnerin e Italisë. Bëhet fjalë për Paris Saint-Germain, që - ashtu si shkruan La Repubblica - ka kontaktuar teknikun pas KO në finalen e Kupës së Francës. Në Paris nuk janë më të bindur për Tuchel e meditojnë një revolucion.

Në Paris nuk e kanë kaluar lehtë eleminimin e Tuchel në 1/8 e finaleve të Champions e për më tepër edhe në finalen e Kupës sëi Francës kundër Rennes. Kështu që është më shumë se i mundur largimi i teknikut gjerman në fund të sezonit, aq sa - sipas asaj që bën të ditur La Repubblica - presidenti Al Khelaifi ka kontaktuar menjëherë Antonio Conte pas disfatës së të shtunës. Milionat e sheikut dhe një projekt që shkon drejt triumfit në Champions, në fund, mund të bëjnë diferencën dhe në Romë e kanë të qartë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI