Flash

Champions/ "Camp Nou nuk është tempull": Barcelona i përgjigjet Klopp me kërcënim...

Lapsi.al 30 April 2019
Champions/ "Camp Nou nuk është tempull": Barcelona i
Barcellona-Liverpool do të luhet të mërkurën në mbrëmje në qytetin katalanas, por sfida e madhe e Champions, që për shumë është një finale e parakohshme, ka nisur ndërkohë në rrjetet sociale. Ato që kanë nisur debatet kanë qenë deklaratat e teknikut të Reds, Jurgen Klopp, që i intervisutar nga Dazn Deutschland, duke folur për Camp Nou u shpreh: "Është pak më i madh se stadiumi ynë, mirëpret më shumë persona e do të jetë sigurisht plot kundër nesh, por është gjithnjë një stadium, jo një tempull". Fjalë që nuk kanë kaluar pa vëmendje në klubin blaugrana, që përmes faqeve zyrtare në rrjetet sociale ka kërkuar të motivojë tifozët në vigjilje të ndeshjes së madhe kundër anglezëve: përgjigja është e gjitha në një video, postuar nga Barça në Twitter, ku duket Camp Nou nga disa këndvështrime, përzier me imazhet e triumfeve katalanase kundër Manchester United në ndeshjen e kthimit cerekfinale me golin e Messi, festën e lojtarëve e të tifozëve. E gjitha e shoqëruar me një frazë të shkruar: "Ky është Camp Nou. Kjo është shtëpia jonë, tempulli ynë, fortesa jonë".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI