Flash

F1/ Bottas e Mercedes, dominim drastik i Cirkusit: Ferrari nuk njihet

Lapsi.al 30 April 2019
F1/ Bottas e Mercedes, dominim drastik i Cirkusit: Ferrari nuk njihet

Valtteri Bottas në krye të kampionatit botëror të Formula 1, me një pikë më shumë se Lewis Hamilton. Një sinjal jo i mirë për Ferrarin, sepse të shohësh atje lart, personin që ishte konsideruar si “shërbëtor” në skuderinë Mercedes, tregon se sa shumë superior është Mercedesi ndaj Ferrarit në këtë nisje të kampionatit botëror.

Toto Wolf nuk ka nevojë as të japë urdhëra skuderie, duke parë shkathtësinë e dy pilotëve në pistë. Po, sepse deri tani Ferrari nuk ka marrë mundim as të gudulisë ushtrinë e pamposhtur të Mercedes, e aftë të arrijë 4 dopieta rradhazi me nga dy fitore për secilin pilot. Dhe krahasimi me vitin 2018 është si të ndryshosh një faqe historie. Një vit më parë në Baku, Hamilton ishte lideri i botërorit me 70 pikë por Vettel qendronte aty afër, me 4 pikë më pak, 66. Ferrari ndërkohë ndodhej në krye të klasifikimit të konstruktorëve me 114 pikë ndaj 110 të Mercedes.

Kalimi i kohës na ofron sot një panoramë të zymtë. Bottas ka marrë 47 pikë më shumë se një vit më parë, Hamilton 16 ndërsa Mercedes +63 pikë. Vettel ka 14 pikë më pak se viti i kaluar ndërsa LeClerc noton në ritmin e Raikkonen. Romantikët lidhen pas faktit se nga këtu deri ne fund mungojnë edhe 17 gara. Kush është me realist e konsideron këtë kampionat botëror të mbyllur për skduerinë nga Maranello sepse Mercedes nuk ka tashmë vetëm Hamilton si pikë referimi. Ka një Valteri Bottas që nëse vjet ishte në rolin e shërbyesit dhe ndihmësit të britanikut, këtë vit padyshim ka hequr nga vetja këtë epitet, duke hedhur kandidaturën për titullin kampion. Tek Ferrari duhet të rikuperojnë disavantazhin nga dy pilotët, dhe të tentojnë të ngjiten më lart se vendi I 3, gjë të cilën këtë vit nuk e kanë arritur ende...

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI