Flash

"Allegri arrogant e paedukatë. Nuk merret CR7 për të mundur Chievo...": replika e hidhur e Adanit

Lapsi.al 29 April 2019
"Allegri arrogant e paedukatë. Nuk merret CR7 për të mundur

Sherri në transmetim direkt pas Inter-Juventus, ka tashmë serinë e dytë, që duket më pikante se e para. Kundërpërgjigja e Adanit është e stilit të mbrojtësit, pa lojërta fjalësh. Cështja vazhdon e tonet mbeten të larta, duke ndarë madje edhe publikun në dy tifozeri. Adani, opinionisti i vlerësuar për kompetencën e tij në koment ka përfituar për të dhënë goditjen e tij në Radio Deejay, duke iu përgjigjur sulmit të teknikut të Juventus e akuzave për paaftësi: "Me trajnerin e Juves - ka saktësuar Adani - argumenti nuk mund të ishte vetëm barazimi me Inter 1-1, por dicka më e thelluar, si ndeshja me Ajax e ecuria në Champions. Nëse dikush pastaj flet në një mënyrë e do të flasë vetëm ai, faji nuk është i askujt, por duhet të kesh një argument e një kundërargument, që pastaj ta spostosh bisedën ku mendon më mirë se mundesh. Kur del nga një ndeshje e dyfishtë si ajo me Ajax e mendimi që ke është se në ndeshjen e parë duhet ti ndëshkojë mbrojtësit me të verdhë e të fitosh penallti, pastaj në kthim të thuash se ndeshjet e mëdha i fitojnë lojtarët e mëdhenj, kur Ajax ka 1/10 e forcës tënde, nuk më duken argumente për të justifikuar ecurinë tënde…”

Kështu, një replikë e ulët në tone, por jo në përmbajtje. Adani, nuk pranon kurrësesi akuzat për inkompetencë: "Nuk është e thënë që një analist si unë duhet të bëjë patjetër trajnerin, sepse unë kam zgjedhur një tjetër rrugë, një trajner në fakt duhet të jetë një analist i madh. E tek Juventus nuk është kërkuar të fitojnë kampionatin, nuk merret Ronaldo për të mundur Chievo, por për tu imponuar në Europë. Allegri ishte i paedukatë dhe arrogant. Por të thuash nuk mund të flas sepse nuk kam fituar kampionate është mungesë respekti për të gjithë, edhe ndaj atyre që blejnë abonimet dhe bëjnë tifo...”.

Të këshilluara

Kampionati i gabimeve të pandëshkuara...

Një kampionat deri diku i cuditshëm mund të konsiderohet ky i këtij viti në Superiore, ku duhet se të gjithë funksionojnë në të njëjtën mënyrë, ndjekin rezultat...

14:08

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI