Flash

Champions/ Pochettino nuk sheh limite për Tottenham: "Tani gjithcka është e mundur"

Lapsi.al 29 April 2019
Champions/ Pochettino nuk sheh limite për Tottenham: "Tani gjithcka

Gjysëmfinalja është nga ato, që në fillim të sezonit, askush nuk do ta kishte parashikuar në Champions League, e ndërkohë për Tottenham të Maurizio Pochettino ka mbërritur momenti për të shkruar një kapitull të ri europian kundër surpizuesve të Ajax: "shpirti me të cilin kemi ndërtuar në këtë skuadër na mëson se mund të arrijmë cfarëdo rezultati - ka komentuar tekniku argjentinas në vigjilje të ndeshjes -, gjithcka është e mundur. Kjo është forca jonë e ndihem me fat sepse tek Tottenham drejtuesit më kanë mbështetur gjithnjë, duke më lejuar të punoj me principet e mia".

Edhe kundër Ajax do të mungojë Harry Kane, që është i dëmtuar në kavilje: "Është gjithnjë problem kur mungojnë lojtarë si ai, por përpara individit vjen skuadra". Përballja në gjysëmfinale është historik për Spurs, që duhet të përballojnë furinë e një skuadre të talentuar që ka nxjerrë KO dy pesha të rënda si Real Madrid e Juventus: "Nuk rastis shpesh për Tottenham të luajë një gjysëmfinale Champions, përkundrazi, është hera e parë për këtë klub e duhet të tregojmë respekt për kompeticionin dhe kundërshtarin, nuk do të jetë një ndeshje e thjeshtë. Ajax e ka merituar plotësisht të jetë këtu" përfundoi tekniku, që për ndeshjen e parë shpreson shumë në efektin e Tottenham Stadium.

Të këshilluara

Kampionati i gabimeve të pandëshkuara...

Një kampionat deri diku i cuditshëm mund të konsiderohet ky i këtij viti në Superiore, ku duhet se të gjithë funksionojnë në të njëjtën mënyrë, ndjekin rezultat...

14:08

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI