Flash

Tragjedi për Alanyaspor: përmbyset makina, vdes sulmuesi Sural

Lapsi.al 29 April 2019
Tragjedi për Alanyaspor: përmbyset makina, vdes sulmuesi Sural
Futbolli është në zi. Në mbrëmje sulmuesi i Alanyaspor, Josef Sural, ka humbur jetën në një aksident rrugor. Furgoni privat me të cilin udhëtonte sulmuesi i përfaqësueses ceke dhe gjashtë shokë të tjerë të skuadrës është përmbysur 5 km larg Alanyas, pas barazimit në fushën e Kayserispor. I shtruar në spital në gjendje kritike, Sural i është nënshtruar menjëherë operacionit, por ndërhyrja nuk ka mjaftuar për ti shpëtuar jetën. Gjatë përplasjes kanë mbetur të plagosur lehtë edhe gjashtë lojtarët e tjerë. Për momentin nuk është e qartë akoma dinamika e aksidentit, për të cilin janë duke hetuar autoritetet kompetente. Sipas presidentit të klubit turk Hasan Çavuşoğlu, përplasja është provokuar nga dremitja e shoferit, që ka humbur kontrollin e mjetit, gjë që ka sjellë përmbysjen. Në aksidentin tragjik janë përfshirë edhe Papiss Cisse, Steven Caulker, Djalma Campos, Baiano, Ëelinton e Isaac Sackey. I mbërritur në Turqi vetëm në janar nga Sparta Praga, Sural (28 vjec) ishte në eksperiencën e tij të parë jashtë Republikës Ceke. Me fanellën e kombëtares, sulmuesi kishte koleksionuar 18 ndeshje dhe një gol.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI