Flash

Video/ Skënderbeu fitore për Pashkë me 'panenka': Flamurtari i dorëzohet vështirësive

Lapsi.al 28 April 2019
Video/ Skënderbeu fitore për Pashkë me 'panenka':

Flamurtari ka dalë në fushë, edhe pse nuk mund të bënte ndryshe, por ajo që zbriti në fushë në Korçë, për tu ndeshur me Skënderbeun ishte një skuadër e tjetërsuar, të paktën krahasuar me atë fitimtare në katër javët e fundit. Një reagim skuadra do ta bënte, pasi drejtuesit e klubit vlonjat nuk mbajtën premtimin për të bërë pagesat brenda afatit të vendosur nga lojtarët e, sic duket, zgjodhën të mos reagojnë...

Problemet e kuqezinjve nuk kanë të bëjnë fare me ndeshjen e Skënderbeut, që kërkoi dhe mori fitoren që e afron me zonën europiane e i jep moralin e duhur me mendjen në kthimin e Kupës së Shqipërisë, në gjysëmfinalen me Kukësin, ku duhet rikuperuar një gol. Korcarët, në ndeshjen e kunjit, festuan me fitoren 2-0 Pashkët orthodokëse, duke e dominuar takimin: avantazh i Krasniqit në minutën e 27 dhe penalltinë e Gjergji Muzakës katër minuta nga fundi.

48 pikë për formacionin e Ilir Dajës, që këtë herë nuk mund të bënte më shumë, jo për sa kohë situata është e tillë. E megjithatë tani Europa është komplikuar me Teutën që është afruar një pikë distancë, Skënderbeun në kuotën 46 e ku nuk duhet neglizhuar as Laci me 45.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI