Flash

Video/ Torino fiton pas 18 vjetësh me Milan: Belotti i bën të ëndërrojnë Champions

Lapsi.al 28 April 2019
Video/ Torino fiton pas 18 vjetësh me Milan: Belotti i bën të

Në ndeshjen e mbrëmjes së të dielës Torino fiton përplasjen direkte me Milan e arrin kuqezinjtë në kuotën 56 pikë, dy më pak se Roma e vendit të katërt. Në Olimpico përfundon 2-0 për formacionin granata, që zhbllokuan ndeshjen në pjesën e dytë: Belotti transformon një penallti në të 58', Berenguer dyfishon 11 minuta më pas. Skuadra e Gattuso e mbyll ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Romagnoli në minutën e 82'.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/vn/VNJw.mp4

Torino nuk e mundte Milan në Serie A që nga nëntori 2001: që atëherë 11 suksese të kuqezinjve e 11 barazime, përpara kësaj fitore të granata. 56 pikët, pas 34 javëve janë një rekord për Torino që kur fitorja vlen tre pikë. Rekordi tjetër granata është se e kanë ruajtur portën të paprekur në 15 javë të këtij kampionati, ashtu si nuk kishte ndodhur kurrë më parë, në kohët e tre pikëve për fitore. Konfirmon formën e mirë Belotti. Kapiteni ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e fundit në shtëpi në kampionat.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ma/Ma2G.mp4

Probleme për Gattuso: në shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit, Milan ka marrë vetëm pesë pikë: vetëm Parma e Fiorentina kanë bërë më keq në të njëjtin interval ndeshjesh. Për më tepër kuqezinjtë kanë pësuar të paktën dy gola apo më shumë vetëm në tre transferta të këtij kampionatit, dy nga të cilat në Torino. Nuk është skuadra me fat për Romagnoli, që dy nga katër kartonët e kuq në Serie A i ka marrë pikërisht kundër tyre.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI