Flash

FOTO/ Plas tek Napoli, tifozët refuzojnë fanellën e Callejon: kërkon llogari Mertens

Lapsi.al 29 April 2019
FOTO/ Plas tek Napoli, tifozët refuzojnë fanellën e Callejon:

Në shtëpinë e Napoli thyerja mes shoqërisë dhe tifozëve nuk ka rregullim. Gjest i fortë kontestimi nga ana e tifozëve napoletanë në Frosinone kundër skuadrës, pavarësisht fitores. Në fund të ndeshjes lojtarët e Napolit janë afruar në sektorin e tifozëve të tyre për ti përshëndetur e Callejon, që në këtë ndeshje ka shënuar prezencën numër 300 me të kaltrit, ka hequr fanellën dhe e ka hedhur tek tifozët, por ai që e mori e ka hedhur sërisht drejt lojtarit. Në kor menjëherë ka nisur thirrja "meritojmë më shumë".

Atmosferë e tensionuar, sidomos pas banderolave kundër presidentit Aurelio De Laurentiis dhe tekniku Carlo Ancelotti të shfaqura në Napoli. Tekniku ka dashur të mos e bëjë dramë, por nuk e ka fshehur pakënaqësinë: "Lojtarët mbetën të mërzitur. Edhe unë u surprizova nga kjo gjë", tha Ancelotti në konferencën e shtypit.

Pas asaj që ndodhi me refuzimin e fanellës, Callejon u largua i trishtuar, ndërsa Mertens shkoi drejt tifozëve për të kërkuar llogari "Përsé, përsé?", për tu larguar më pas bashkë me shokët e tjerë të skuadrës. Në fund të ndeshjes belgu, që ka barazuar Maradonën, ka shpjeguar: "Tifozët na kërkojnë ta djerësisim fanellën dhe është kjo ajo që po bëjmë".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI