Flash

“Nuk kam vendosur asgjë”: De Ligt ngrin Barcelonën dhe i hap derën Juventus

Lapsi.al 30 April 2019
“Nuk kam vendosur asgjë”: De Ligt ngrin Barcelonën dhe i

Nga Ronaldo tek... Matthijs De Ligt. Është e qartë, krahasimi futbollistik mes të dyve nuk ka vend, por analogjia e historisë merr kuptim: CR7 sshënoi kundër Juventus,duke eleminuar bardhezinjtë nga Champions e pastaj u transferua në Torino. Talenti i Ajax, një nga mbrojtësit në të kërkuar në Europë, bën të njëjtën gjë... Është e mundur në fakt që verën e ardhshme hollandezi të bëjë të njëjtin rrugëtim si portugezi.

Nuk është e thjeshtë, por as e pamundur. Në lojë është Barcellona (që ka marrë ndërkohë De Jong, mesfushorin e talentuar) e katalanasit nuk kanë ndërmend të lëshojnë kapitenin e Ajax. Dukej diskutim i mbyllur, por në fakt është krejt e kundërta. Sepse De Ligt nuk ka vendosur ende e do ta bëjë në fund të sezonit.

Matthijs e ka të qartë se është lojtari më i kërkuar në merkato e në një konfrontim me tifozët në Instagram bëhet menaxher i vetvetes: "Mesfushorët - ka shpjeguar duke iu referuar transferimit të De Jong tek Barcellona – kanë tendencën të jenë më të shtrenjtë se mbrojtësit, por nuk kam idenë se cfarë do të ndodhë. Varet nga Ajax. Frenkie u transferua për një cmim të mirë. Për të ardhmen time nuk kam marrë ende asnjë vendim. Tani do të përqendrohem në fundin e sezonit me Ajax".

Të këshilluara

Kampionati i gabimeve të pandëshkuara...

Një kampionat deri diku i cuditshëm mund të konsiderohet ky i këtij viti në Superiore, ku duhet se të gjithë funksionojnë në të njëjtën mënyrë, ndjekin rezultat...

14:08

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI