Flash

Merkato Inter: Danilo ka thënë "po", vijojnë negociatat me Manchester City

Lapsi.al 29 April 2019
Merkato Inter: Danilo ka thënë "po", vijojnë negociatat

Një tjetër mbrojtës krahu mund të vishet zikaltër. Sipas "Sky Sport", Danilo i ka thënë "po" Inter, në negociatat që po zhvillohen prej disa javësh. Interesi i klubit zikaltër, për hir të të vërtetës, ka nisur që në vjeshtën e kaluar.

Tani Inter po diskuton me Manchester City, që gjithsesi nuk mendon të kundërshtojë shitjen e lojtarit, prej kohësh jashtë preferencave të Guardiola. Oferta e parë e zikaltërve është 15 milionë euro dhe klubi anglez ka kërkuar kohë përpara se të vendosë.

Nga ana e tij, Danilo është i gatshëm të heq dorë nga një pjesë e pagës. Kështu nga 4.5 milionë euro që merr aktualisht, mund të pranojë 3.5 për një kontratë më të gjatë, prej të paktën 4 vjetësh.

Këtë sezon ish-mbrojtësi i Porto ka zbritur në hierarkinë e Pep Guardiola: edhe për shkak të një dëmtimi në kavilje, Danilo ka luajtur vetëm 21 ndeshje sezonale me Manchester City. Në të djathtën e skuadrës së qytetarëve preferohet gjithmonë Walker, ndërsa në të majtë nuk arrin të fitojë ndaj konkurrencës së Mendy, Zinchenko dhe Delph.

Të këshilluara

Kampionati i gabimeve të pandëshkuara...

Një kampionat deri diku i cuditshëm mund të konsiderohet ky i këtij viti në Superiore, ku duhet se të gjithë funksionojnë në të njëjtën mënyrë, ndjekin rezultat...

14:08

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI