Flash

"Ju duam, por do t'iu mundim": Ajax i shkruan Tottenham para ndeshjes

Lapsi.al 30 April 2019
"Ju duam, por do t'iu mundim": Ajax i shkruan Tottenham para
Jan Vertonghen, Toby Alderweireld, Christian Eriksen e Davinson Sanchez. Për ata sfida e Londrës mes Tottenham e Ajax, gjysëmfinalja e Champions League, ka një shije shumë të vecantë duke qenë se të katër lojtarët e anglezëve kanë luajtur më parë me fanellën e klubit hollandez: 616 prezenca në total, që nga moshat e deri në skuadrën e parë për të kaluar më pas në merkaton e klubeve të mëdha europiane deri në kontratën me Spurs. Një lidhje e fortë, dëshmuar edhe nga tatuazhi i tre X - simboli i klubit të Amsterdam - në krahun e Alderëeireld. Një raport special, që në fakt në 180 minutat në vijim nuk do të vlejë, ashtu si është anuncuar pikërisht nga Ajax. Pak orë nga ndeshja kanë qenë pikërisht Heshtarët që kanë kujtuar të shkuarën, duke lëshuar një sfidë simpatike përmes rrjeteve sociale: në llogarinë në Twitter të hollandezëve janë postuar fotot e Vertonghen, Alderweireld, Eriksen e Sanchez me fanellën e Ajax. "Rriten kaq shpejt - shkruhet aty - Nga talente në lojtarë të mëdhenj". E në fund mbyllja: "Ju duam, por do tiu mundim".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI