Flash

Champions/ Ajax i pandalshëm, Ten Hag gjithashtu: "Do ta bëjmë ne ndeshjen në Tottenham Stadium"

Lapsi.al 30 April 2019
Champions/ Ajax i pandalshëm, Ten Hag gjithashtu: "Do ta

Pasi eleminoi Real Madrid e Juventus, vrapimi në Champions League i Ajax kalon nga Tottenham. "Do të japim maksimumin, skuadra është mirë dhe është në formë - ka siguruar tekniku i Heshtarëve Ten Hag -, e mbi të gjitha jemi të uritur. E dimë se mund të bëjmë një përfaqësim të madh, do të luajmë me besim por nuk jemi naivë". Rruga është vetëm një, loja: "Nuk dimë të bëjmë ndryshe, duam të kemi kontrollin e ndeshjes menjëherë".

“Na presin dy finale e do të japim maksimumin. Skuadra është mirë dhe në formë, mbi të gjitha jemi të uritur. Jemi shumë të motivuar e besojmë se mund të ofrojmë një përfaqësim të madh. Duhet të kemi besim në fushë, por sigurisht nuk jemi naive. Kemi luajtur shumë ndeshje e mendoj se skuadra ime ka mundësi të bëjë mirë. Mungesat e Tottenham? E vërteta i takon vetëm fushës. Ne do ti besojmë filozofisë sonë të lojës, nuk dimë të bëjmë ndryshe“.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI