Flash

FOTO/ Cristiano Ronaldo blerësi misterioz i 'Voiture Noire': 11 milionë euro për modelin unik...

Lapsi.al 30 April 2019
FOTO/ Cristiano Ronaldo blerësi misterioz i 'Voiture Noire': 11
Cristiano Ronaldo është njeriu i rekordeve. Pas golit të shënuar ndaj Inter, numri 600 me skuadra klubesh në karrierën e tij të jashtëzakonshme, kampioni portugez i Juventus, tmerrësisht i apasionuar pas makinave të shpejtësisë, ka shpenzuar 11 milionë euro për një makinë jashtë serie. Sipas asaj që bën të ditur Marca, në fakt, mund të jetë pikërisht sulmuesi bardhezi blerësi misterioz i 'Voiture Noire', xhevahiri i Bugatti prodhuar në model unik. Sipas të përditshmes iberike, cmimi, më i larti i paguar ndonjëherë për një makinë, nuk e ka frikësuar CR7, që në Torino fiton më shumë se 30 milionë në vit e që në garazhin e tij të makinave ka të tjera jashtë serie, por absolutisht jo unike. Asnjë si ky version i Bugatti, që do të bëhet Topi i Artë i koleksionit të portugezit: një fuqi e natyrës me 1500 kuaj fuqi që arrin deri në 420 km/h, por që do të jetë gati pas dy vjetësh.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI