Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Serbia frikë nga Shqipëria e Madhe

Lapsi.al 26 April 2019
Serbia frikë nga Shqipëria e Madhe

Për Serbinë nuk mund të ketë dy shtete shqiptare në Ballkan, ndërsa është çështje kohe derisa Kosova dhe Shqipëria të bashkohen. Këto deklarata janë të ministrit të Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç, bërë gjatë një interviste për televizioni Russia Today. Ai foli dhe për takimin e Berlinit, për të cilin tha se nuk synon vazhdimin e bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Krijimi i Shqipërisë së Madhe është kërcënimi më i madh për stabilitetin e rajonit të Ballkanit. Këtë frikë përcolli ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, gjatë një interviste për stacionin televiziv “Russia Today”.

Daçiç gjithashtu i mëshoi idesë së krijimit të kombeve shtete dhe ndarjes në vija etnike kur tha se kombi shqiptar nuk mund të ketë dy shtete.

“Çdonjëri duhet ta ketë të qatë se asnjë komb në Europë nuk ka dy shtete. Populli shqiptar nuk mund të ketë dy shtete. Kjo utopi duhet të marrë fund. Ata që mbështesin Kosovën, mbështesin edhe Shqipërinë e Madhe, sepse është çështje kohe derisa Kosova dhe Shqipëria të bashkohen,”-tha Daçiç.

Gjatë intervistës kreu i diplomacisë serbe përsëriti qëndrimin e Beogradit se dialogu me Prishtinën do të fillojë kur të anulohen tarifat për mallrat e Serbisë. Daçiç-i paralajmëroi edhe për kundërmasa në rast se autoritetet e Prishtinës nuk tërhiqen.

Në lidhje me takimin e 29 prillit të thirrur nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kreu frencaz Emmanuel Macron, ministri i Jashtëm i Serbisë tha se takimi është për zgjidhjen e problemeve në Ballkan dhe jo për vazhdimin e bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI