Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Siguria ushqimore, reagon Ministria e Bujqësisë: S'ka vend për alarm, tregjet shqiptare me produkte të certifikuara

Lapsi.al 26 April 2019
Siguria ushqimore, reagon Ministria e Bujqësisë: S'ka vend

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka reaguar pas transmetimeve në media në lidhje me sigurinë ushqimore.

MBZHR, në një njoftim për mediat, tha se nuk ka vend për alarm. Ndërsa shtoi se në tregjet shqiptare ka produkte ushqimore të sigurta dhe certifikuara.

"Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon qytetarët se nuk ka vend për alarm. Sot në tregjet shqiptare ka produkte ushqimore të sigurta dhe të certifikuara sipas standardeve të sigurisë ushqimore të garantuara me ligj dhe akte rregullatorë,"- njoftoi MBZHR.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tha se instituticionet e saj monitorojnë dhe raportojnë rregullisht lidhur me sigurinë e prodhimeve vendase.

"Janë marrë masat përkatëse ndaj çdo rasti abuzimi që kanë zbuluar këto institucione ose që janë bërë publike në media, deri në pezullim të aktivitetit prodhues të subjekteve që kanë kryer shkelje të ligjeve dhe standardeve në fuqi,"-u shpreh Ministria.

MBZHR theksoi se prodhimet bujqësore shqiptare konkurrojnë sot në tregjet ndërkombëtare, duke vendosur Shqipërinë në një nga vendet kryesore të eksportit të prodhimeve bujqësore në rajon.

Gjithashtu shtoi se për sa i takon importeve të produkteve bimore dhe shtazore, më specifikisht importi i mishit të gjedhit, derrit dhe shpendit nga Brazili, që në vitin 2017 ushtrohen kontrolle zyrtare të autoriteteve kompetente të sigurisë ushqimore në masën 100% të ngarkesave të ardhura.

Ndërsa theksoi se në Shqipëri ekzistojnë strukturat e përshtatshme për të bërë kontrollin e sigurisë së prodhimeve blegtorale e bujqësore, si Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV).

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI