Një tjetër kandidat nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit, në kërkim të marrjes së mandatit të deputetit. Bëhet fjalë për Indrit Hoxhën, kandidatin e pozicionuar në vendin e 35-të të listës për Qarkun e Tiranës në zgjedhjet qendrore në vitin 2017.
Hoxha ka qenë pjesë aktive e strukturave të PD-së, në postin e Sekretarit të Burimeve Njerëzore të forumit të të rinjve demokratë. Po ashtu, në jetëshkrimin e paraqitur në KQZ, Hoxha rezulton të ketë qenë edhe nëpunës i administratës publike të Bashkisë së Tiranës.
Në formularin e dekriminalizimit, Hoxha deklaron se është shoqëruar dy herë në Komisariatet e Policisë së Tiranës, ndërsa është arrestuar vetëm një herë nën akuzën e “Shkatërrimit të pronës”.