Flash

Dy kompani shqiptare të lojërave të fatit zhvendosin biznesin drejt Malit të Zi

Lapsi.al 12 April 2019
Dy kompani shqiptare të lojërave të fatit zhvendosin biznesin

Të paktën dy kompani të mëdha shqiptare në sektorin e lojërave të fatit do të zhvendosin aktivitetin e tyre në Mal të Zi. Kështu raportojnë mediat vendase e këtij vendi. E përditshmja ‘Pobjeda’ citon një zyrtar të administratës malazeze, i cili e konfirmon këtë lëvizje, por pa dhënë emrat e subjekteve që kanë kërkuar zhvendosjen e aktivitetit.

Ai saktëson se aktualisht kërkesa e dy kompanive shqiptare për të marrë një koncension të lojërave të fatit në Mal të Zi është duke u shqyrtuar. Sipas Mirko Rajkovic, kërkesa vjen pak muaj pasi qeveria shqiptare vendosi të ndalonte me ligj aktivitetin e lojërave të fatit.

Në Mal të Zi të ardhurat për buxhetin e shtetit nga sektori i lojërave të fatit gjatë vitit 2018 arritën deri në 15 milionë euro. Pas mbylljes në Shqipëri, ka denoncime se aktiviteti i lojërave të fatit është duke u zhvilluar në ilegalitet, sidomos kur është fjala për bastet sportive.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI