Flash

Deputeti i PS: Koncensionari i aeroportit mos të kontrollojë rripat e pasagjerëve, por të sigurojë territorin në Rinas

Lapsi.al 10 April 2019
Deputeti i PS: Koncensionari i aeroportit mos të kontrollojë rripat e

Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj, ka reaguar për grabitjen e ndodhur në Rinas.  Sipas tij, koncensionari që operon në aeroport, në vend të kontrollit të imtësishëm të pasagjerëve, duhet të sigurojë territorin në Rinas që të mos hyjnë kriminelë.

“Tani gjithmonë këto që thyejnë ligjin janë një hap më përpara në strategjine e tyre për të bërë grabitjen. Realisht unë nuk i çmoj si të mira masat që janë marrë pas disa rasteve që kanë ndodh në Rinas dhe në rrugën e Rinasit. Duhet të hetohen më në thellësi problemet e lëvizjes së parave. Asnjë polici private nuk ka të drejtë për të hyrë me armë tek avioni, pasi gjithçka kalon në skaner. Unë i bëj thirrje koncesionarit që operon në aeroport, sa kontrollojnë cantat me kujdes, sa na heqin edhe rripin nga brezi, të sigurojë territorin ku operojnë në Rinas për të mos hyrë kriminelët, siç hynë dje, pasi ka edhe pasoja. Unë mendoj që policia e shtetit ka për të operuar pasi i ka provat”,- u shpreh Sterkaj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI