Admir Murataj është konsideruar si planifikuesi i grabitjes në Rinas që ndodhi një ditë më parë. Ai ka përdorur një maskë gome në mënyrë që të duket si një njeri tjetër.
Në foto Murataj duket me flokë të rëna. Nëse ai nuk do të ishte vrarë, policia do ishte në kërkim të një personi në dukje krejt tjetër.
Bëhet fjalë për një maskë gome që përdoret gjerësisht nga grabitësit, e cila vazhdon nga koka deri në pjesën e barkut.
