Policia italiane e qytetit të Chieti-t ka arrestuar për akuzën e posedimit ilegal të drogës një shtetas shqiptar, 26 vjeç, banues në rajonin e Emiglia Romagna-s.

26-vjeçari shqiptar e tregonte drogën e llojit kokainë duke e ndarë më parë në disa qese, nga shitja e të cilave përllogaritet se do të mund të fitohej shuma e 500 mijë eurove. Së bashku me shtetasin shqiptar është vënë në pranga edhe një bashkëpunëtor i tij i ngushtë me shtetësi italiane, 30 vjeç.