Flash

Gaz lotsjellës te ‘Bregu i Lumit’, Basha: Do mbajnë përgjegjësi

Lapsi.al 10 April 2019
Gaz lotsjellës te ‘Bregu i Lumit’, Basha: Do mbajnë

Ndërsa shpërndan momentet kur policia përdori gazin lotsjellës ndaj banorëve te ‘Bregu i lumit’, për t’i nxjerrë nga banesat Lulzim Basha shkruan se kjo qeveri i ka tradhëtuar njerëzit e thjeshtë dhe Shqipëria është në mjerim ekonomik, me padrejtësi dhe pasiguri në çdo cep të saj.

“Dhunë, gaz dhe terror nga policia kundër qytetarëve në shtëpitë e tyre! Kjo qeveri i ka tradhëtuar njerëzit e thjeshtë dhe Shqipëria është në mjerim ekonomik, me padrejtësi dhe pasiguri në çdo cep të saj. 

Të gjithë ata që urdhëruan, dhunuan dhe sulmuan me gaz në shtëpitë e veta qytetarët dhe fëmijët e tyre në mënyrë kriminale, do të mbajnë përgjegjësi!” -shkruan Basha ndër të tjera ndërsa apelon shqiptarët të bëhen bashkë për t’i dhënë fund këtij regjimi. 

Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve ti dëgjojnë këto këmbana alarmi, të bashkohemi, ti japim dorën njëri-tjetrit për ti dhënë fund këtij regjimi, për të çliruar drejtësinë, e për të garantuar një qeveri që punon për popullin. #ShqiperiaSiEuropa” mbyll kryedemokrati postimin e tij.

 

Të këshilluara

Moti i keq/ Përmbytje në Vlorë

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë bërë që qyteti bregdetar i Vlorës të zgjohet sot nën pushtetin e ujit. Rrugët janë përmbytur. Për pasojë ka vështirësi në...

10:10

Ditë e Hapur në Universitetin Katolik ZKM

13 Prilli do të jetë një ditë e veçantë në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Maturantët nga e gjithë Shqipëria do të marrin pjesë në Ditën e ...

09:39

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI