Flash

Ministri serb i Mbrojtjes: Shqipëria e Madhe është krijuar tashmë, Tirana drejton gjithë rajonin

Lapsi.al 9 April 2019
Ministri serb i Mbrojtjes: Shqipëria e Madhe është krijuar

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin u rikthehet deklaratave polemizuese.

Në një intervistë për portalin “Veçernje Novosti”, zyrtari i qeverisë së Beogradit thotë se “Shqipëria e Madhe” nuk ekziston akoma gjeografikisht, por sipas tij politikisht është e pranishme.

“Shqipëria e Madhe është krijuar tashmë. Çështja mbetet sa pjesë nga vendet e tjera do të përfshihen.

Me hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, të gjithë shqiptarët, përjashtuar dy bashki të Serbisë, do të jetojnë në një zonë sigurie unike dhe në një hapësirë politike të NATO-s. Jetët e të gjithë shqiptarëve do të drejtohen nga Tirana”, u shpreh Vulin.

Ai gjithashtu thekson se në rastin e një ndarje të mundshme të Kosovës, çështja duhet të zgjidhet me anë të një referendumi.

Vulin tha ndër të tjera se beson që zgjidhja më e mirë është ndarja mes serbëve dhe shqiptarëve. Sipas tij kjo duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI