Flash

“Dialog, jo kokëfortësi”, kë po shigjeton Meta për krizën politike

Lapsi.al 7 April 2019
“Dialog, jo kokëfortësi”, kë po shigjeton Meta

Ilir Meta beson se situata politike zgjidhet vetëm me dialog të përgjithshëm mes palëve.

"Duhet dialog për të normalizuar situatën politike. Vetëm përmes dialogut real vendoset normaliteti kushtetues”,- u shpreh Presidenti.

Ndonëse nuk foli me emra konkretë, Presidenti la të kuptohet se në këtë situatë dikush po mundohet të bëjë kokëfortin. Nuk dimë nëse i referohej kryeministrit Rama, kur tha se “S’duhet të bëjmë hapa pas për shkak të kokëfortësisë”.

Ai ka kërkuar më tej se duhet të gjendet hapësira për zgjidhje dhe secili nga liderët politikë duhet të reflektojë. “Është detyra e tyre të tregojnë vullnet real për dialog”,- tha ai më tej.

“Pas vitit 1997 vendi ka bërë përparime të rëndësishme. Përparimet e këtyre viteve nuk duhet të shkojnë dëm”, këshilloi ndër të tjera Meta, teksa përkujtoi 80-vjetorin e nisjes së rezistencës Antifashiste dhe vendosi kurorë me lule tek monumenti i Heroit të Popullit, Mujo Ulqinaku.

Të këshilluara

Hodaj: Grupet kriminale nuk lindën sot

I ftuar në emisionin “Kjo javë”, zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj ka komentuar situatën e rendit dhe sigurisë në vend. Sipas tij, vrasjet që kanë ndodhur s...

18:55

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI