Flash

Agron Shehaj: Sondazhet e konfirmojnë që populli është me opozitën dhe oligarkët me Ramën

Lapsi.al 4 April 2019
Agron Shehaj: Sondazhet e konfirmojnë që populli është me

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj, është shprehur në rrjetet sociale se qytetarët po i bashkohen gjithmonë e më shumë kauzës së opozitës. Në optikën e tij, tashmë ekziston një ndarje sa i takon target grupeve që mbështesin opozitën dhe mazhorancën.

Sipas Shehajt, opozita mbështetet nga populli i thjeshtë, ndërsa kryeministri Rama dhe mazhoranca prej oligarkëve dhe kriminelëve.

Reagimi i plotë i Agron Shehaj-t

Qytetarët po i bashkohen çdo ditë opozitës dhe kauzës së saj dhe së bashku janë sot shumica, përballë një qeverie e cila i ka braktisur, i ka shpërfillur dhe i grabit çdo ditë. Sot në Shqipëri ka dy botë të ndara: opozita dhe populli i thjeshtë në njërën anë dhe Rama bashkë me oligarkët, të korruptuarit, kriminelët, hajdutët, në anën tjetër. Këtë e ndjen dhe e shikon kudo në Shqipëri dhe nuk ka nevojë fare për sondazhe, edhe pse të gjitha sondazhet e konfirmojnë këtë të vërtetë.

Të këshilluara

Kryemadhi në Dibër, takim me blegtorët

Pas protestës së djeshme para parlamentit, Kryemadhi ka vendosur të takojë ditën e sotme blegtorët e Dibrës, të cilët sipas saj nuk po marrin asnjë subvencionim...

12:28

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI