Flash

Arrin në 100 numri i deputetëve, KQZ-ja i jep mandatin Korab Litës të PD-së

Lapsi.al 4 April 2019
Arrin në 100 numri i deputetëve, KQZ-ja i jep mandatin Korab

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin Korab Litës, deputetit të listës së Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës. Pas bërjes së betimit procedurial prej Litës, numri i deputetëve të Kuvendit do të arrijë në 100.

Sipas informacioneve paraprake, deputeti riosh Lita do të zëvendësojë ish-deputetin, Dashamir Shehi. Në seancën e kaluar parlamentare u betuan Adriatik Alimadhi dhe Arben Elezi, që të dy deputetë të PD-së respektivisht në Qarkun e Vlorës dhe të Elbasanit.

Alimadhi mori mandatin e ish-deputetit, Agron Shehaj, i cili iu bashkua vendimit të opozitës së bashkuar për djegien e mandateve. Ndërsa, Arben Elezi, mori mandatin e djegur të ish-deputetit, Edmond Spaho.

Të këshilluara

Kryemadhi në Dibër, takim me blegtorët

Pas protestës së djeshme para parlamentit, Kryemadhi ka vendosur të takojë ditën e sotme blegtorët e Dibrës, të cilët sipas saj nuk po marrin asnjë subvencionim...

12:28

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI