Ditën e sotme u caktua masa e e sigurisë nga Gjykata e Apelit në Tiranë, për protestuesit e opozitës, të cilët u shoqëruan më 16 Mars në polici për shkak të sjelljeve të tyre të konsideruara të dhunshme.
Në burg u la Mariglen Doci dhe Dorjan Protoduari, ndërsa për shtetasit Pal Dija, Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Emilajno Mustafa dhe Ermir Bruka është caktuar masa e sigurisë "arrest shtëpie".
Familjarët së bashku me ish-deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliun kanë ankimuar masat. Balliu pohoi se nuk ka asnjë provë, por shtoi se Rama ka arrestuar qytetarët, pasi ka frikë dhe iu trembet protestave.
Për 5 protestues të tjerë ende nuk është përcaktuar masa e sigurisë. Ata janë; Ilir Hamedani, Ferit Dankshi, Saimir Rexhepi, Florenc Hoxha, Agim Peposhi.