Flash

Rudina Hajdari-kritikëve: PD ka 28 vjet që bën politikë me Gramoz Ruçin

Lapsi.al 4 April 2019
Rudina Hajdari-kritikëve: PD ka 28 vjet që bën politikë me

Deputetja e PD, Rudina Hajdari deklaroi se kërkesa e saj dje në Kuvend për të mbajtur 1 minut heshjte për të nderuar viktimat e masakrës së 2 prillit në Shkodër nuk është fyerje por akti dinjitoz.

Ky reagim nëpërmjet një statusi në Facebook, vjen pas kritikës që i bëri ish-deputetja Izmira Ulqinaku, e cila theksoi se Rudina ftoi të nderojë 2 Prillin me vrasësit e dëshmorëve.

Për këtë, Rudina Hajdari u përgjigj duke i kujtuar demokratëve se ata bëjnë plitikë prej 28 vitesh me Gramoz Ruçin.

STATUSI I PLOTË

Të kërkosh nderim zyrtar me heshtje në Kuvend për Martirët e Demokracisë nuk është fyerje por akt dinjitoz për ata që besojnë në vlerat demokratike.

Ata që bëjnë sikur e duan shumë të djathtën duhet të kenë parasysh se me Gramoz Ruçin dhe partinë e tij kanë 28 vjet që bëjnë politikë.

Mos të harrojnë historinë se Z. Islami që ishte Kryetar i Kuvendit Komunist e kanë bërë pjesë të grupit parlamentar ndërsa me Lefter Xhuvelin kanë mbajtur koalicion.

Drejtësi duhet të bëhet për Martirët e Demokracisë ashtu siç edhe për dhjetra raste të rënda në Shqipëri të cilat kanë mbetur si gjurma në akull si shkak i politikës 28 vjeçare..!

Të këshilluara

Kryemadhi në Dibër, takim me blegtorët

Pas protestës së djeshme para parlamentit, Kryemadhi ka vendosur të takojë ditën e sotme blegtorët e Dibrës, të cilët sipas saj nuk po marrin asnjë subvencionim...

12:28

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI