Flash

Rama-qytetarëve: Mos lejoni t'iu shohin nga xhepi, por klikoni platformën

Lapsi.al 4 April 2019
Rama-qytetarëve: Mos lejoni t'iu shohin nga xhepi, por klikoni

Kryeministri Edi Rama, në takimin e përjavshëm  me platformën e bashkëqeverisjes u shpreh se sondazhet e bëra tregojnë që publiku ka rritur besueshmërinë ndaj platformës. Sipas tij, ata po ushtrojnë presion mbi administratën që ta bëjnë punën e tyre sa më mirë.

“Skuadra e platformës është e gatshme të adresojë problemin dhe ta zgjidhë atë. Kemi bërë një anketim lidhur me perceptimin e publikut për shërbimin e kryer. Kemi konstatuar se përqindja që vlerësojnë se shërbimet janë përmirësuar është e konsiderueshme dhe e pakrahasueshme me atë që kishim një vit më parë. Platforma jo vetëm zgjidhë probleme, por edhe ushtron presione mbi administratën”, tha Rama.

Kryeministri ka shtuar dhe se bashkimi i Hipotekës me Aluiznin në një agjenci të vetme ka ndikuar në reduktimin e burokracive dhe rritjen e fleksibilitetit.

“Sot nuk kemi më Hipotekë dhe Aluizni të ndarë, por një agjenci e cila sapo ka filluar bashkimin në një. Mos prisni, mos lejoni t’u shikojnë nga xhepi, mos kërkoni deputetin e krushkun, por thjesht klikoni në Shqipëriaqëduam.al”, shtoi ai.

Të këshilluara

Kryemadhi në Dibër, takim me blegtorët

Pas protestës së djeshme para parlamentit, Kryemadhi ka vendosur të takojë ditën e sotme blegtorët e Dibrës, të cilët sipas saj nuk po marrin asnjë subvencionim...

12:28

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI