Flash

Berisha zbulon shkakun e zjarreve: Po hapen toka për kultivimin e kanabisit

Lapsi.al 25 March 2019
Berisha zbulon shkakun e zjarreve: Po hapen toka për kultivimin e kanabisit

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako janë në një mendje se vala e zjarreve që ka përfshirë vendin me nisjen e pranverës janë të qëllimshme.

Në një postim në faqen e tij në facebook, Berisha thotë se këto janë zjarre për të hapur toka të reja për mbjelljen e kanabisit në këtë vit elektoral.

Berisha akuzon se narkoshteti po garanton narkoeurot për blerjen e votave.

Që nga fillimi i muajit mars në vendin tonë janë djegur 167 hektarë, ndërsa sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile, Haki Çako, zjarret janë të qëllimshme, ndërsa përgjegjësi kanë dhe autoritetet vendore të cilat sipas tij nuk kanë marrë asnjë masë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI