Flash

PD: Prokuroria po i shërben propagandës qeveritare kundër opozitës

Lapsi.al 25 March 2019
PD: Prokuroria po i shërben propagandës qeveritare kundër

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të Prokurorisë për kontratat e lobimit të kësaj force politike në SHBA. Prokuroria tha se nga provat e administruara në dosje rezultojnë të jenë kryer dy pagesa në shumën prej 650 000 dollarësh për efekt lobimi në SHBA, të cilat nuk janë deklaruar ligjërisht nga subjekti PD.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i PD-së ndaj deklaratës së Prokurorisë. Kjo forcë politike e konsideron të paligjshme deklaratën e Prokurorisë, duke e akuzuar këtë të fundit se po

përdoret politikisht dhe po i shërben propagandës qeveritare kundër opozitës së vendit.

"Deklarata e sotme e Prokurorisë është e paligjshme, e gënjeshtërt, e paprecedentë, vetëdiskredituese dhe e gatuar politikisht.

Dalja me konkluzione hetimore ende pa përfunduar hetimin, si asnjëherë më parë në këto 30 vjet, tregon se Prokuroria po përdoret politikisht dhe po i shërben propagandës qeveritare kundër opozitës së vendit.

Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe ka deklaruar të gjitha shpenzimet e kryera në vitin 2017.

Pasi gënjeshtra e madhe që kishte ngritur për hetimin e Partisë Demokratike i plasi në dorë, pas informacioneve të ardhura nga SHBA dhe Skocia, Edi Rama në dëshpërim ka vendosur të përdorë sërish prokurorinë duke e kthyer nga institucion të ligjit në institucion qesharak propagande", shkruhet në deklaratën e PD.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI