Flash

Nxirren dy fëmijë nga apartamenti në flakë, vazhdon evakuimi i banorëve

Lapsi.al 25 March 2019
Nxirren dy fëmijë nga apartamenti në flakë, vazhdon evakuimi

Brenda katit të katërt të një pallati në Kinostudio që është përfshirë nga flakët orën e fundit, kanë qenë dy fëmijë.

Mësohet se ata rrezikuan asfiksinë brenda banesës, por ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur nxjerrjen e tyre nga rreziku. Një 15-vjeçare mësohet se është dërguar në spital.

Raportohet se në këto momente vijon ende evakuimi i banorëve. Deri tani ka vetëm dëme materiale.

Të paktën 3 makina zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, të cilët po ndihmojnë për shuarjen e flakëve. Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të jetë pakujdesia.

“Është dashur ndërhyrja e tre automjeteve të zjarrfikëse të cilët kanë luftuar me flakët rreth 40 minuta. Burime nga zjarrfikëset kanë zbuluar se fëmijët rrezikonin asfiksinë. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëse të cilët janë njoftuar nga fqinjët.

Aktualisht dyshohet se zjarri ka rënë si shkak i pakujdesisë. I gjithë tymi ka dalë në shkallë dhe rrezikojnë të kenë probleme me frymëmarrjen edhe banorët e tjerë.” - raporton gazetarja Dorjana Bezat për News 24.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI