Flash

Burri i deputetes së PS-së emërohet prokuror në Tiranë. 4 vjet më parë Nishani e refuzoi kandidimin e tij

Lapsi.al 25 March 2019
Burri i deputetes së PS-së emërohet prokuror në Tiranë.

Bledar Valikaj, bashkëshorti i Kryetares së Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj pritet të emërohet si prokuror në Tiranë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar sot se KLP do të shqyrtonte kërkesën e Bledar Valikajt. Ky i fundit ka kërkuar që të zbatohet vendimin i formës së prerë i Gjykatës Administrative.

Për këtë Këshilli Lartë i Prokurorisë ka mbledhur sot Komisionin e Zhvillimit të Karrierës dhe ku ka miratuar me 6 vota pro, caktimin e Valikajt si Prokuror në Tiranë.

“KLP mblidhet ne seance plenare sot ne orën 12.15. Ne rendin e dites, shqyrtimi i kërkesës se z. Bledar Valikaj, për ekzekutimin e vendimit te formës se prere te Gjykatës Administrative te Apelit nr.309 dt. 06.02.2019. Komisioni i Zhvillimit te Karrierës pranë KLP prezanton relacionin dhe projekt-vendimi për ketë rast. Me 6 vota pro, KLP vendosi ekzekutimin e menjëhershëm e kërkesës se Valikaj”, thuhet në njoftimin e KLP.

Ndërkohë që mësohet se emërimi i Bledar Valikajt si Prokuror në Tiranë do të bëhet pasi ai të kalojë procesin e vetingut. Në vitin 2015 ish-Presidenti Bujar Nishani nuk e dekretoi bashkëshortin e Ermonela Felajt si si prokuror.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI