Flash

Akuza/ “Drejtores së ministres i vodhën 300 mijë euro, por nuk bëri denoncim”

Lapsi.al 24 March 2019
Akuza/ “Drejtores së ministres i vodhën 300 mijë euro, por

Një denoncim i fortë është bërë këtë të diel nga ish-kryeministri Sali Berisha në drejtim të drejtoreshës së kabinetit të Ministrit së Shëndetësisë. Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha shkruan se plot 300 mijë euro i kanë vjedhur në shtëpi drejtoreshës Erjona Hoxha, ndërsa policia ka fshehur ngjarjen e cila ka ndodhur që në tetor të vitit 2018. Denoncuesja është një grua e cila punon në ministri dhe thotë se ngjarja është fshehur pasi drejtoresha kurrsesi nuk do të mund t’i justifikonte paratë e vjedhura dhe ka kërkuar nga policia fshehjen e ngjarjes. Berisha ka publikuar një SMS që i kanë dërguar për këtë çështje.

“Përshendetje Profesor Berisha. Une jam nje punonjese e Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale. Do te doja te denoncoja dicka te padegjuar me pare qe ka ndodhur ne ministrine ku une punoj prej shume vitesh. Drejtoreshes se kabinetit te ministres Erjona Hoxha i kane vjedhur ne shtepi nje shume prej 300.000 eurosh. Ngjarja ka ndodhur ne tetor 2018 por eshte mbajtur e fshehte nga policia se kuptohet ate shume Erjona Hoxha nuk mund ta justifikinte. Me e rendesismja eshte se Erjona eshte kryesekserja e ministres Manastirliu dhe te dyja bashke po kerkojne qe keto para te vjedhura ti zevendesojne perseri me te tjera vjedhje. Kuptohet qe Erjona eshte rojtarja. Vjedhja, arroganca, gjobevenia, klientelizmi jane tipari dallues i kesaj bande. Gjithe llumin e pisllekun kjo bande perpiqet ta mbuloje me makiazhe te shtrenjeta dhe like e share me detyrim ne facebook. Te lutem doktor anonim pasi hakmarrja e tyre nuk njeh kufij” - thuhet në SMS-në që publikoi Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Opozita cakton një tjetër protestë të madhe

Pas mbledhjes së Këshillit të Kryetarëve, Partia Demokratike ka vendosur që të thërrasë shqiptarët sërish në një protestë të madhe kundër qeverisë dhe kjo është...

21:32

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI