Flash

Stuhia godet Vlorën

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Lumit të Vlorës, duke goditur veçanërisht fshatin Vranis...

21:39

Kandidatura për Bashkinë, Erion Veliaj zbraz shkollat për të ulur njerëzit në shesh

Lapsi.al 22 March 2019
Kandidatura për Bashkinë, Erion Veliaj zbraz shkollat për të

Organizimi për eventin 'Bashkia që duam', që do të mbahet nesër në ora 11:00 tek sheshi 'Nënë Tereza' pas Kongresit të PS-së, ka filluar që pasditen e sotme.

Mitingu do t'i ngjajë atyre të fundit që ka zhvilluar Edi Rama në rrethe, ku njerëzit do të ulen në karrige. Dhe karriget janë marrë pikërisht nga shkollat e Tiranës, siç mund ta shihni dhe në foton më sipër.

Lapsi.al mëson se do ketë njerëz nga rrethet për të mbushur sheshin. Janë porositur kryetarët e bashkive socialiste që të sjellin njerëz në Tiranë. Në varësi të madhësisë së bashkive do të vijnë edhe njerëzit. Ata do të ulen në zona të ndara.

Mësohet se në këtë event do të mbajë fjalën kryebashkiaku Veliaj dhe fjalën përmbyllëse kryeministri Rama.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI